AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 21:30

Andi Bushati: Që nga ardhja e Lleshajt si ministër, kemi kultivim të kulturës së dhunës dhe shtet policor!

Andi Bushati: Që nga ardhja e Lleshajt si ministër, kemi kultivim


Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Open", ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku u vra 25 vjeçari Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë.

Bushati tha se që prej ardhjes së Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ka një "kultivim të kulturës së dhunës" dhe nxitje të dhunës në rradhët e policisë.

"Ne pa ditur të gjithë ngjarjen dhe pa u bërë hetime të plotë nuk e dimë cfarë ka ndodhur. Por, ne dimë që ka ndodhur një gjë shumë e rëndësishme.  Kemi një kultivim të kulturës së dhunës. Arma e atij polici, është reflektimi i një kulture dhune, që prej kohës që Lleshaj është në detyrë. Këmbëzën nuk e ka shkrehur Sandri apo Rama, por kemi të drejtë të dyshojmë, se është pasojë e atmosferës që është krijuar.

Filloi pandemia, u vunë masat, është koha sot të kujtojmë videon e kryeministrit Rama, mashtrimin se policia masakronte qytetarët që nuk zbatojnë masat.  Është koha të themi se si qytetarët u shoqëruan me autoblinda. Si u soll drejtori i policisë me 15 vjeçarin tek liqeni që u dhunua. Protestuesëve tek Teatri, iu vërsulën disa bandit që kishin hequr numrin e identifikimit. Kjo bëhet për nxitje të kulturës së dhunës.

Polici mund të jetë çmendur, mund ta ketë bërë nga çmenduria, por nëse është normal, gjithë ky sfond nuk mund të hiqet.

Sot në Shqipëri, si formohet, si edukohet një polic, të jetë i kujdesshëm, apo që të jetë prioritare dhuna ndaj qytetarit? Rastet që përmenda, kultura e dhunës ka predominuar ndaj kujdesit për qytetarin, kjo është karakteristikë e një shteti policor".

I pyetur nga zonja Eni, që drejton emisionin, lidhur me veprimet e protestuesëve dhe a kanë qenë ato proporcionale, Bushati tha se është cinike të kërkosh proporcionalitet në këtë rast.

"Është cinike t'ju kërkosh proporcionalitet njerëzve që janë të bindur që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre.

Thashë do ketë shumë njerëz këto ditë që do jenë shumë të shqetësuar për rënien e bredhit. Unë jam njeri që e mbaj veten me shije estetike, por jam njeri që di të vendos hierarikinë. Kam prioritare jetën, pastaj të bukurën", tha Bushati.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/12/09/te-gjitha-fotot-e-protestes-tirana-ne-flake-pas-vrasjes-se-25-vjecarit-klodian-rasha/