TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi në Hagë. Në kërkesën 28 faqëshe që ka bërë për Gjykatës Speciale, ai ka renditur edhe disa arsye se pse Thaçi duhet të lirohet me kusht.
Në kërkesën e tij, Hooper shkruan se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në pretendimet e saj përmend shembuj të frikësimit të dëshmitarëve të cilat nuk janë aktuale, por kanë qenë 13 vjet më parë, kështu sipas tij nu vlen akuza për ndërhyje te dëshmitarët.
“Përzierja e problemit janë paragrafët 18 deri 26 të përmendura nga ZPS si “Ilustrues i një trendi më të gjerë shqetësues” në lidhje me ndërhyrjen e dëshmitarëve dhe frikësimin. Shumica e shembujve shkojnë prapa dhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjet. Asnjë nuk është bashkëkohor”, thuhet në kërkesën e Hooper.
Gjithashtu, ai ka shtuar se në pretendimet e ZPS-së nuk është i përfshirë direkt Thaçi dhe se nuk ka material që e bëjnë atë përgjegjës për ndërhyrjen në dëshmitarë.
“Asnjë, madje edhe nga narracioni i ZPS-së, nuk e përfshin z. Thaçi. Atje nuk ka material (përfshirë Aneksin 2, në faqet 10 deri 27) për të treguar se ai ishte përgjegjësi në çdo gjë që ka të bëjë me ndërhyrjen e dëshmitarëve. Në vend të kësaj, ne kemi mbetur me të pretendime të pabazuara, referuar nga deklaratat e bëra nga palët e treta, që nuk kanë rëndësi dhe nuk japin asnjë bazë për të pohuar frikësimin e dëshmitarit në lidhje me z. Thaçi”, ka shkruar Hooper.
Ndër të tjera, Hooper përmend edhe faktin që asnjë akuzë e paraqitur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, nuk është përfshirë në aktakuzën ndaj ish-presidentit dhe të tjerëve.
Hashim Thaçi bashkë më tre ish-udhëheqës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi ndodhen në Gjykatën e Hagës. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Ndërkohë deri më tani janë mbajtur dy seanca, ku të katërt janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Sakaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.