AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 20:16

FOTOT/ Bllokohet rruga “Myslym Shyri”, protestuesit u vënë flakën koshave të plehrave

Protestuesit janë tek rruga “Myslym Shyri”. Siç shihet dhe në foto, ata kanë bllokuar hyrjen e rrugës “Myslym Shyri” dhe kanë vendosur koshat e plehraven ë fillim të saj.

Protestuesit e revoltuar u kanë vënë flakën plehrave dhe koshave të mbeturinave. Protestuesit po ecin dhe pritet që të mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.