TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Prerja e gishtave të vajzës, është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe interesave publike dhe të komunitetit”, tha Rama më herët gjatë kësaj të enjteje.
Duke u ndalur te protesta e sotme para parlamentit, Kryemadhi, tha se “kryeministri dhe policia provokoi me civilë nga turma” duke hedhur shashka.
“Kryeministri provokoi hapur banorët, qytetarët dhe Policinë e Shtetit. Vazhdon të provokojë ende policët hallexhi. Sot policia provokoi me civilë nga turma. Duhet hetuar mirë se kush ishin personat që hodhën shashka kundër policisë”, deklaroi Kryemadhi.
“Jam e bindur se brenda grupimit ka pasur provokatorë. Për të gjetur se kush e ka hedhur atë shashkën, është shumë e lehtë, pasi policia i xhiron këto protesta”, shtoi kreu i LSI-së.