AKTUALITET, 1 Mars 2020, 13:37

“Rama tenton të fusë përçarjen në Kosovë”- Petrit Vasili: Dje shtrëngonte duart mbi flamur me Ramushin sot e hedh në gjyq dhe mburr Kurtin


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama ka mbështetur fillimisht taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa sot kërkon heqjen e saj.

Sipas Vasilit, Rama tenton të fusë përçarjen në Kosovë, teksa shton se kohë më parë i shtrëngonte dorën Haradinajt kundër Kurtit, ndërsa tani mbështet Kurtin kundër Haradinajt.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Palaçua Rama apo perçaresi i pabese antiKosove!!(FOTO).

Me kurajon qe vetem nje palaço i pabese mund te kete, Rama kerkon te fuse me çdo kusht percarjen ne Kosove.

Dje mbronte haptas taksen 100% ndersa sot ben sikur perkrah heqjen e takses.(FOTO).

Dje shtrengonte duart mbi flamur me Ramushin dhe shante Albinin.

Sot hedh ne gjyq dhe shan Ramushin dhe mburr Albinin.

Ka vetem nje bese ky.

Asaj po i qëndron besnik, besës se dhënë ne Beograd.

Në emër të besës se dhënë në Beograd ky e shet Kosovën dhe gjithçka lidhet me Kosovën.

Por Kosova dhe burrat e saj, qe e qeverisin ja kane kthyer përgjigjen palaços përçarës.

Burrat e Kosovës i bëjnë zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, qe ben zgjedhje me një parti qe as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bënte më.

Kosova mbulohet vetem nga bora e bardhe e maleve dhe jo si Rama qe e mbuloi anembanë Shqipërinë me te bardhen e drogës.

Kosova e zhvillon biznesin ndërsa ky e ka lënë Shqipërinë ku e ku pas Kosovës.

Ndaj Kosoves i mbetet qe vetem te beje gjithmonë te kundërtën e saj, qe thotë palaçua perçares dhe do te jete gjithmone ne rregull.

Shihni fotot dhe kuptoni vete sharlatanin qe dje mbronte taksen sot ne emer te percarjes thote te kunderten.