TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj akuzave të kreut të qeverisës së Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se është i frustruar ndaj tij për shkak se prishi planet për Serbinë e madhe.
Madje, Haradinaj thotë se Rama po zbaton këshillat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas vizitës në Moskë pak ditë më parë në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.
Lexo edhe:
https://www.tpz.al/2020/03/01/kurre-skam-degjuar-idiotesi-me-te-madhe-rama-sulmon-ashper-haradinajn-per-taksen-dhe-mbron-albin-kurtin/