TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, prej tre ditësh vijon të shfaqet me orë të tëra në të gjitha televizionet e vendit. Ditën e sotme, përpara të rinjve freshistë, ai ka sulmuar sërish portalet që nuk i pëlqejnë dhe duke marrë trajta profesori, ka dhënë një leksion për mediat, pra se si ato duhet të funksionojnë dhe çfarë duhet të pasqyrojnë.
“Dhe pse flasim çdo ditë, në ekran nuk gjen vend, prioritet kanë lajmet e rreme dhe kronika e zezë. Mediet në SHBA duhet të kishin në kryefaqe kronkën e zezë. Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzve do t’u krijohej ideja që të mos dilnin më nga shtëpia se mund të vriteshin apo grabiteshin. Publiku kërkon të marrë ndjesi reale të vendit ku jeton. Përmes portaleve po preket shumë rëndë modeli i protagonistit, kjo ndodh edhe në botë, por tek ne është më e fokusuar. Këtu i shtohet protagionisti që vjen nga bota e krimit” u shpreh Rama.
Kujtojmë që Rama, shfaqet cdo ditë në televizionet kombëtare dhe informative, jo vetëm nga tribuna kongresesh, por edhe nga çdo takim, që ai zhvillon dhe transmeton live, në ekranin e tij ERTV, një shpikje propagande e pangjashme me asnjë vend demokratik edhe pse atij i pëlqen të përdorë si shembuj mediat amerikane dhe italiane.
Me sa duket, pasi i ka mbaruar të gjithë punët e qeverisë, kryeministri ka marrë përsipër të shpjegojë edhe rolin që media duhet të ketë, në regjimin ku jetojmë.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/856980734747869/
/TPZ.al/