AKTUALITET, 1 Mars 2020, 09:57

Henri Çili dhe 35 të arrestuarit e tjerë sot para Gjykatës së Përmetit për masat e sigurisë

Henri Çili dhe 35 të arrestuarit e tjerë sot para Gjykatës


Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“, nga i cili ra në prangat e Policisë,  botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili dhe 35 persona të tjerë.

Një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klinetit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Ndërsa vetë Henri Çili para Policisë i ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se ato janë tërësisht të manipuluara.