AKTUALITET, 1 Mars 2020, 12:33

(FOTO&VIDEO) Një ditë para manifestimit të 2 marsit, Rama mbush sheshin para godinës së Presidentit


Dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste i është përkushtuar të rinjve, por ndryshe nga dy ditët e para, aktiviteti FRESH është zhvendosur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve përpara selisë së Presidencës.

Mbushja e sheshit përpara Presidencës vjen një ditë përpara se të zhvillohet manifestimi i thirrur nga kreu i Shtetit, Ilir Meta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

Sipas Presidentit Meta, mazhoranca po kryen grusht shteti, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese dhe duke ndryshuar lidhet në kundërshtim me Kushtetutën siç është rasti i ligjit për betimin e gjyqtarëve të gjykatës më të rëndësishme në vend, duke shmangur Presidentin.