AKTUALITET, 1 Mars 2020, 11:13

Pranvera nuk vjen ende! Reshje të dendura shiu, rrufe dhe…Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Pranvera nuk vjen ende! Reshje të dendura shiu, rrufe dhe…Njihuni me


Pavarësisht se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, të paktën as javën e ardhshme nuk do të kemi ditë me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se vendi ynë do të përfshihet nga reshje intensive shiu dhe në zonat malore edhe reshje dëbore.

Parashikimi:

Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave.

Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe. Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte.

Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.