AKTUALITET, 1 Mars 2020, 12:42

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!”- Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala


Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama para të rinjve të FRESH se debati i Presidentit kishte marrë peng vendin, zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi tha se Kryeministrin e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje.

Sipas Blushit, kryeministri e ka ndërtuar të gjithë karrierën e vetë mbi pabesinë.,

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit Meta:

Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!

Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.

Jepini zanaksin të qetësohet!