AKTUALITET, 1 Mars 2020, 09:58

Zbulohet laboratori i drogës në Itali, sekuestrohen 10 kg heroinë, arrestohen tre shqiptarë

Zbulohet laboratori i drogës në Itali, sekuestrohen 10 kg


Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi Policia ka zbuluar një laborator për përpunimin e drogës, në komunën Fontanella në provincën e Bergamos, ku janë sekustruar 10 kg drogë, e llojit kokainë.  Në prangat e Policisë kanë rënë 3 persona të moshës 41 , 22 e 24 vjeç, identitetet e të cilëve ende nuk dihen.

Tre shqiptarët e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk kanë pasur më herët precedent penal. Në momentin e operacionit ata kanë tentuar t’u shpëtojnë forcave të antidrogës, por pa rezultat pasi policia ka prangosur.

Po kështu, gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 5 kg lëndë përzierëse për përpunimin e kokainës dhe heroinës si dhe 7 mijë euro cash.