AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 09:02

VIDEO/ Meta firmos LIVE anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën

VIDEO/ Meta firmos LIVE anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën


Në mbyllje të deklaratës së tij për mediat, ku argumentoi shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Meta ka firmosur përpara kamerave dekretin.

Në fund ai nuk pranoi pyetje nga ana e gazetarëve, ndërsa bëri dhe shqiponjën me duar.

"Më falni që iu detyrova të vinit kaq herët”, iu drejtua Meta gazetarëve dhe u largua nga salla ku dha konferencë, ku nuk mungoi as shqiponja me duar.

Gjatë fjalës së tij të gjatë Presidenti ka nxjerrë dhe disa raste kur zgjedhjet janë shtyrë, duke rrëzuar kështu pretendimet se vendimi i tij është një akt i paprecedent.

“Në vitin 2006 ka dekretuar që zgjedhjet e organeve vendore të shtyhen me rreth 2 muaj. Po ashtu në Maj të 2017-tës janë shtyrë zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës.

Në vitin 2017 presidenti me dekretin e tij caktoi një datë të re për zgjedhjet për Kuvendin, duke shtyrë zgjedhjet në bazë të një marrëveshjeje politike.

Duke shqyrtuar këto precedentë, që janë caktuar si pasojë e rrethanave të tensionuara politike, kanë bërë që të ketë një ndërhyrje nga autoriteti i presidentit. Në rastet e mësipërme palët kanë dialoguar, dhe kanë gjetur zgjidhjen për një datë të re”, u shpreh Meta.