AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 08:33

Presidenti Meta: Zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive

Presidenti Meta: Zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive



Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive nëse do të zhvilloheshin.

“Që do të thotë se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin farsë dhe fiktive dhe do të kishin vetëm votime.  Pjesëmarrja në zgjedhje e mazhorancës dhe vetëm me një kandidat cënon pluralizimin politik, kjo nënë kupton jo vetëm ekzistencë ne partive politikë në garë por dhe kushte të barabarta në garë që qytetarët shqiptarë të zgjedhin. Është akt publik se partitë politikë nuk kanë shprehur mosdashjen e tyre që të marrin pjesë në zgjedhje, por pamundësinë që ato të ishin të lira dhe të ndershme. Opozita nuk më ka kërkuar të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.