AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 08:20

Meta: Pa patur një datë, nuk ka zgjedhje. Cënohet siguria kombëtare

Meta: Pa patur një datë, nuk ka zgjedhje. Cënohet siguria



Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme. Kreu i shtetit argumenton arsyjet se përse vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se pa një datë nuk ka zgjedhje. Meta tha se nëse zhvillohen zgjedhjet në 30 qershor, cënohet siguria kombëtare.

Presidenti i Republikës është organi i vetëm që vendos datën e zgjedhjeve. Pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë e opozitës nuk janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.  Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe së fundi nuk ka as Gjykatë të Lartë.

Nga njëra anë mazhoranca kërkon të hyjë e vetme në zgjedhje, pa eksploruar asnjë mundësi zgjidhje. Nga ana tjetër edhe opozita shprehet e vendosur se do pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Si Presidenti i Republikës, evidentoj se Shqipëria mund të shkojë drejt përshkallzimit, në një situatë të paevidentueshme. E konsideroj këtë një moment që cënon sigurinë kombëtare. Si President kam detyrë që të garantoj unitetin. Së pari organizmimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike është baza e demorkacisë. Realizmi i zgjedhjeve pa garë, nuk mundëson që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe fals. I gjithë sistemi i qeverisjes lokale do funksiononte pa garë dhe pa konkurencë, por në një sistem emërimi të drejtëpërdrejtë, që do cënonte strukturën e demokracisë“, -tha Meta