AKTUALITET, 21 Janar 2019, 18:56

Rama sulmon ashpër Berishën: Ka një hall shumë të madh, por nuk e them dot

Rama sulmon ashpër Berishën: Ka një hall shumë të madh,

Pas fjalës së Lulzim Bashës dhe pyetjes ironi ndaj kolegëve të tij nëse i njihnin se kush ishin ministrat e rinj, gjatë fjalës së tij Rama i ka kthyer përgjigje,

“Po ky kush ishte kur erdhi? Kush ishte ky? Këtij dihet botërisht se kush ia bënë edhe kryesinë e PD, vijnë e flasin këta e qajnë hallin e PS!! Po PD ku është? Tamam si kur Shqipëri i qante hallin Amerikës. E ka bërë partinë kashtë e k*qe. E shkatërroi në një formë që nuk e di…

Asnjë nga ne, jam i sigurt, edhe Taulantit po ti thoje, na shkruaje si do ti ta shkatërrosh PD nuk do ta bënte dot siç e bëri Luli. Njëri i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë që i bëri Luli PD e pastaj vjen e qanë hallin tonë

Ky dhe ky tjetri, ky i madhi (Berisha), ka hall të rëndë që nuk mund ta tregoj unë… prandaj ishte sot kështu me kokën e futur brenda shpatullave, ka hall të madh e nuk fliste dot e pe? Por me këta të dy, nga 40 padi i kam unë njëherë. Por si kam si këto të Taulantit me 50 mijë lekë por gjyqe civile”, u shpreh Rama.