TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimin për të shpallur fajtor kreun e PD-së, Lulzim Basha për shifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për çështjen “Toyota Yaris” e dha sot në gjykatën e Tiranës gjyqtari Gerd Hoxha.
Por kush është gjykatësi që vendosi të dënojë me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë të parin e demokratëve? Gerd Hoxha është kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe është etiketuar edhe si një nga njerëzit “anti vetting” për shkak të ankimeve ankimimeve të herëpashershme që ka bërë në të shkuarën në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu mësohet se Hoxha ende nuk e ka kaluar procesin e vettingut. Deri më tani, gjyqtari ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. E ndërsa pret vendimin e KPK-së, gjyqtari vendosi të mbyllë një çështje kaq të përfolur si ajo e “Toyota Yaris” brenda të cilave u gjetën 3.4 mln euro. Për ngjarjen e ndodhur në verën e vitit 2018 kryedemokrati Basha drejtoi gishtin e akuzës dhe e lidhi me emrin e socialistit Taulant Balla.