AKTUALITET, 21 Janar 2019, 17:24

Pas shkarkimit, Bushati emërohet në postin e rëndësishëm

Pas shkarkimit, Bushati emërohet në postin e

Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Edi Rama të dekretohet edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin e Ditmir Bushatit. Gjithashtu sot do të zëvendësohen edhe vendet që lanë bosh në komisione ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është propozuar zyrtarisht nga PS, si kryesues i delegacionit në OSBE, ndërsa ish-kryeministrja Senida Mesi është propozuar si nënkryetare e Komisionit të Integrimit.

Opozita është në sallë, dhe sipas burimeve, kreu i PD, Lulzim Basha do të japë qëndrimin partisë së tij gjatë punimeve plenare dhe më pas grupi do të largohet nga salla duke bojkotuar votimin.