AKTUALITET, 21 Janar 2019, 18:01

Basha, Ramës: Mos pëllit o i sëmurë psiqik! Shqipëria dhe PS sot janë peng i një të marri

Basha, Ramës: Mos pëllit o i sëmurë psiqik! Shqipëria

Kreu i opozitës, Lulzim basha, ka deklaruar sot në nisje të sesionit të ri parlamentar se Shqipëria është marrë peng nga një i sëmurë psiqik.

Basha tha se, sot Ramës i ka rënë fasada, dhe ministrat e rinj janë vetëm figura në duart e tij.

Basha deklaroi gjithashtu se faturat e luksit, për qeverinë dhe borxhet që ata kanë zhytur shtetin i paguajnë shqiptarët e varfër.

‘Nga kjo sallë kam paralajmëruar se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i të gjitha institucioneve. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës për të përzgjedhur ata që do ti përfaqësojnë në këtë sallë. U asgjësua Kuvendi. Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik sepse ata që kanë forcën e kartonëve e morën atë përmes forcës së krimit. Ky kuvend përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, antivlerën e ngritur në piedestall, hajdutërinë. U asgjësua Gjykata Kushtetuese, mbrojtësja e vetme e Kushtetutës, u asgjësua Prokuroria, tani i erdhi radha edhe asgjësimit të PS-së. Sot kemi vetëm një njeri që qeveris me një grup njerëzish. Ministrat nuk janë as përfaqësues të PS as përfaqësues të popullit. Këta të gjithë janë kukullat e këtij’, deklaroi Basha.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Basha ka patur edhe një debat me kryeministrin Rama.

Basha: Mos pëllit, sepse në qoftë se kanë filluar të të dhëmbë tani, më vonë do të të dhëmbë dhe më shumë.

Rama: Po ty kush të njihte kur të morën.

Basha: Mos pëllit. A i njihni kush janë këta njerëz. Këta përfaqësojnë kontet bankare të Edi Ramës dhe oligarkëve. E kuptoni ku ka arritur arroganca e një të çmenduri që pikturon veten lakuriq në instagram. Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin, por doli si Enver Hoxha. Vendi ëhstë sot në emergjencë kombëtare, dhe faturën për këtë të marrë e paguajnë studentët. Nuk ka lekë për të ulur tarifat. Shqiptarët duhet ta dinë se ky mashtrues psiqik ka rezervuar 0 lekë për Kashar-Thumanë. Faturën e paguajnë pensionistët që vuajnë për bukën e gojës.