AKTUALITET, 21 Janar 2019, 16:15

Digjet shtëpia e punëtorëve turq në hidrocentralin e Ulzës

Digjet shtëpia e punëtorëve turq në hidrocentralin e

Një ndërtesë trekatëshe është përfshirë nga zjarri në qytezën e Ulzës.

Zjarri fillimisht u shfaq në katin e tretë dhe më pas është përhapur edhe në katin e dytë.

Sipas raportimeve ndërtesa është e banuar nga shtetas turq, të cilët punonin në Hidrocentralin e Ulzës.

Për pasojët demët materiale janë të mëdha, por nuk raportohet për të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit nisën një hetim për shkaqet e zjarrit.