TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
‘Artistët shqiptarë e kanë degraduar muzikën’, ky është mendimi i Era Rusit për kolegët e saj për sa i përket këngëve që qarkullojnë kohët dhe vitet e fundit. Ndonëse dhe këngëtare vetë, Era i sheh kolegët me një sy kritik si performues jo të mirë, mbi të gjitha jo dhe aq të talentuar. Sipas Erës artistët duhet të japin mesazhe sensibilizuese që të ndikojnë në brezat e rinj, por pyetja lind nëse vetë Era si këngëtare a e ka bërë një gjë të tillë ?
“Unë kam një mendim ndryshe se si funksionon tregu sot. Natyrisht dhe nëpër botë kemi artistë performues shumë të mirë, që këndojnë live si Beyonce, Jlo, fizikisht të bukura, të cilat në këngët e tye japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njerëzit dhe përcjellin mirësi. Ndryshe nga disa artistët tanë të cilët e kanë degraduar muzikën në atë fare feje, sa ajo që sheh është thjesht fiziku. Unë mendoj se çdo gjë e bukur ka një afat kohor kur artistët e vërtetë janë akoma në treg”, është shprehur Era.