AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 22:50

Rama sulmon Rakipllarin: Pusho! Para pronarit rri si pulë ti, se të kam parë, me mua bën si i fortë!

Rama sulmon Rakipllarin: Pusho! Para pronarit rri si pulë ti, se të


Edi Rama, gjatë performancës si në cirk, në emisionin "Opinion", ku ulëriti për një kohë të gjatë, ka sulmuar edhe drejtorin e News24, Robert Rakipllari, duke i thënë se ky i fundit rri "si pulë" para pronarit, pra para Irfan Hysenbelliut dhe se këtë gjë e ka parë edhe vetë Rama personalisht.

Rama ka sulmuar gazetarët në studio, në mënyrë barbare, duke i ofenduar dhe duke i "shpjeguar", se si të bëjnë punën. Kulmi i kësaj sjellje banale, ishte sulmi ndaj Rakipllarit që e quajti "pulë".

Rama gjithashtu i'u referua Hysenbelliut si "pronari i Rakipllarit", duke harruar se në vendin tonë, por edhe në mbarë botën, skllavëria nuk praktikohet dhe njerëzit nuk janë prona. Hysenbelliu është pronar i kompanisë ku punon Rakipllari dhe jo pronar i Rakipllarit. Ndoshta kryeministri, duhet të fillojë të mësojë konceptet e pronësisë, sepse ka idenë e gabuar se edhe njerëzit janë prona.

"Ti përpara pronarit tënd, rri si pulë. Si pulë rri, se të kam parë unë! Këtu vjen bën të fortin me mua. Si pulë rri para pronarit tënd. Rri urtë, mos provoko! Lëre lulin. Mëso! Ik se po I jap përgjigje Shkullakut!

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/15/basha-kerkon-te-nderhyje-me-telefon-rama-shtanget-jo-jo-jo-nuk-perballem-ceshte-kjo-perballje/

https://www.tpz.al/2020/10/15/rama-shfazohet-komplet-nuk-jam-hajdut-se-jam-dy-metra-une-nuk-ka-hajdut-dy-metra-harroje/