TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama është shfaqur shumë i tensionuar dhe ka bërë sherr me gazetarët në emisionin "Opinion", duke evituar pëgjigjet konkrete për pyetjet që i vinin.
Rama ka sulmuar me fjalor banal gazetaren Fatjona Mejdini dhe herë pas here e "këshillonte" se si duhet ta bëjë punën e saj. Ndërkohë, Robert Rakipllarin e ka quajtur "pulë".
Kulmi i "shfazimit" të Ramës, ishte momenti kur filloi të ulërinte në studio dhe të përhapte një numër të pakufijshëm spërklash, duke thënë se nuk është hajdut, sepse është dy metra i gjatë dhe njerëzit kaq të gjatë nuk mund të jenë hajdutë!
Këtë deklaratë, nuk e kemi dëgjuar dhe me gjasë, nuk do ta dëgjojmë kurrë, nga një kryeministër në rajon, në kontinentin europian, atë afrikan dhe më gjerë.
Pjesë nga biseda dhe ulërimat e Edi Ramës:
Edi Rama: Jam dy metra unë! Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka. More vesh? Ke parë ndonjëherë hajdut dy metra të kapet?
Fatjona Mejdini: Kjo është antropologji...
Edi Rama: Hajdut dy metra nuk ka. Harroje, ta harrosh!
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/15/gazetarja-i-nxorri-shifrat-rama-shpalos-arrogancen-moj-zonje-cfare-profesioni-keni-ju/
https://www.tpz.al/2020/10/15/rama-perdori-shprehjen-kush-te-rreh-te-do-batuta-e-hidhur-e-shkullakut-mund-ta-kete-nga-pervoja/