AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 22:04

Rama përdori shprehjen "kush të rreh të do", batuta e hidhur e Shkullakut: Mund ta ketë nga përvoja...

Rama përdori shprehjen "kush të rreh të do", batuta e

Kryeministri Edi Rama, përdori shprehjen e shëmtuar dhe barbare "kush të rreh të do", për të thumbuar kreun e opozitës.

Këtë shprehje ja nxorrën në ekran në emisionin "Opinion", ku Rama për tu mbrojtur, e quajti një shprehje popullore dhe retorikë.

Ndërkohë gazetari Shkullaku bëri një batutë mjaft të hidhur.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kush të rreh të do, çfarë është kjo shprehje që përdorët?

Armand Shkullaku: Mund ta ketë nga përvoja…

Edi Rama: Është shprehje popullore. Ka ndryshim midis retorikës dhe sharjeve të rrugës. Një shpullë se kush të rreh të do, është retorikë, oratori, mënyrë e të foluri. E dëgjon në çdo gjuhë të nivelit të lartë të luftës oratorike. Një politikan që pretendon të bëhet kryeministër dhe flet ashtu, i duhet vënë pull të kuqe.

Fevziu: Po ju për cfarë i keni thënë ish kryeministrit? Çfarë i keni thënë?

Armand Shkullak: I ka thënë "rrotë k.." o Fevzi.

Edi Rama: Atë e thashe me zë të ulët me veten time.

Armand Shkullaku: Për t’ja thënë Sali Berishës.

Edi Rama: Jo për Sali Bërishën, se aty e ke hallin, por ishte një shfrim i imi.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/15/edi-rama-le-nam-nuk-di-sa-para-jane-shpenzuar-nga-buxheti-per-rindertimin/

https://www.tpz.al/2020/10/15/gazetarja-i-nxorri-shifrat-rama-shpalos-arrogancen-moj-zonje-cfare-profesioni-keni-ju/