AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 22:36

Basha kërkon të ndërhyjë me telefon, Rama "shtanget": Jo, jo, jo! Nuk përballem, ç'është kjo përballje?!!

Basha kërkon të ndërhyjë me telefon, Rama


Kryeministri Edi Rama, ka bërë një performancë shumë të ngjashme me atë që ndodh në cirk në vende të ndryshme të botës, gjatë emisionit "Opinion".

Rama ka bërtitur, ulëritur, madje duke përhapur spërkla të panumërta në mes të pandemisë, duke devijuar çdo pyetje dhe duke krijuar një sallatë të shpifur që e kanë ndjekur shumë shqiptarë mbrëmjen e sotme.

Kur po diskutohej për inceneratorët, për të cilat mediat dhe opozita kanë artikuluar, akuza të rënda për aferë korruptive, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi të ndërhyjë në studio, por Rama e refuzoi kategorikisht, duke thënë "jo, jo, jo".

Blendi Fevziu: Kryetari i Partisë Demokratike kërkon të ndërhyje në telefon tani në emision.

Edi Rama: Jo, jo, jo! Ai të mësojë bashkë me Rakipllarin... Jo jo jo. Ai dhe Rakipllari, njëri është tap, tjetri është top. Jo nuk përballem , ça përballje?!

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/15/rama-shfazohet-komplet-nuk-jam-hajdut-se-jam-dy-metra-une-nuk-ka-hajdut-dy-metra-harroje/

https://www.tpz.al/2020/10/15/gazetarja-i-nxorri-shifrat-rama-shpalos-arrogancen-moj-zonje-cfare-profesioni-keni-ju/