AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 21:33

Gazetarja i nxjerr shifrat, Rama "piktori" shpalos arrogancën: Moj zonjë çfarë profesioni keni ju?

Gazetarja i nxjerr shifrat, Rama "piktori" shpalos arrogancën:

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Opinion", ka shpalosur edhe njëherë arrogancën dhe bezdinë që ka ndaj gazetarëve, që i bëjnë pyetje të cilat nuk i pëlqejnë.

Një gjë e tillë ka ndodhur me gazetaren Fatjona Mejdini, e cila e pyeti kryeministrin se përse Shqipëria është më e vonuara në rajon, për vendosjen e maskave me detyrim.

Rama, filloi të merrej personalisht me gazetaren, duke e pyetur çfarë pune bën dhe duke i dhënë direktiva se si të sillet. Edhe pse vetë ka profesionin e piktorit dhe nuk ka shkelur në asnjë universitet për të studiuar ndonjë degë ku nuk mbahet peneli në dorë, por lexohen libra, Rama shpesh i pyet njerëzit se çfarë pune bëjnë dhe çfarë shkolle kanë mbaruar.

Megjithatë, kryeministri nuk pati një përgjigje për ato që tha gazetarja, por e kaloi përgjegjësine tek komiteti i ekspertëve.

Pjesë nga biseda: 

Fatjona Mejdini: Po merreni me cic mice...

Edi Rama: Se me çfare merremi ne, është puna jonë. Me cice apo mice, është personale. Kur tjetri pyet për cdo gjë, zgjerohet përgjigja. Ka mundësi zonjë?

Fajona Mejdini: Ju thatë që jemi në kohë për të vendosur maskat. Në Maqedoni janë vendosur në maj, janë vendosur maskat me detyrim dhe me gjobë. Në Kosovë, ka filluar në gusht, me gjobë 35 euro. Kemi dhe Serbinë, për ambjentet e brendshme, me gjobë gjithashtu.

Fatjona Mejdini: Në rajon ne nuk jemi flamurtarë...

Edi Rama: Ku e patë ju flamurin këtu? Zonjë! Nuk thashë po e bëjmë se e bëri Gjermania, por thashë që edhe Fauçi, mund të konsiderohet kontradiktor, por nuk është. Edhe Gjermania maska e detyrueshme u vu dje.

Fatjona Mejdini: Maska është vendosur vetëm kur kemi mbi 200 raste të reja infektimi.

Edi Rama: Zonjë cfare profesioni keni ju?

Fatjona Mejdini: Jam gazetare, unë ndjek të gjithë buletinet dhe publikimet…

Edi Rama: Maskat dhe masat nuk i vendos unë. Une e kthej në akt të detyrueshëm, kur e vendos Komiteti i Ekspertëve.

Fatjona Mejdini: Unë mendoj se Komiteti është me vonesë për këtë gjë.

Edi Rama: Zonja është gabim, Maqedonia nuk e ka vendosur kur thatë ju.

Fatjona Mejdini: Në muajin maj dhe me gjobë, tjetër gjë nëse zbatohet apo jo.

Edi Rama: Jeni gabim.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/15/rama-shfazohet-komplet-nuk-jam-hajdut-se-jam-dy-metra-une-nuk-ka-hajdut-dy-metra-harroje/