AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 20:35

Policia zbulon sa gjoba janë vendosur ditën e sotme, për ata që nuk mbajtën maskën

Policia zbulon sa gjoba janë vendosur ditën e sotme, për ata

Policia e Shtetit ka reaguar në fund të ditës së parë të hyrjes në fuqi të aktit normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Policia thotë se gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

“Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete. Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila” – thuhet në njoftimin policisë.