AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 21:50

Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge Shqipëri-Zvicër, arrestohet 27-vjeçari në Itali

Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge

Policia Italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua në stacionin e trenit në Ancona mbrëmjen e djeshme, pas dyshimit të policisë të cilët ishin duke kryer kontrolle brenda stacionit.

Autoritetet italiane kontrolluan të dhënat personale të të riut në bazën e të dhënave Schengen, nga të cilat rezultoi se i riu kërkohej nga shteti Zviceran.