TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion", përballë disa gazetarëve, ku është pyetur edhe për paratë që janë paguar nga buxhet i shtetit, për rindërtimin e banesave dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti.
Rama e ka bërë përpjekje t'i shmanget pyetjes nga gazetarët dhe nuk dinte të thoshte sa para janë shpenzuar. Kryeministri tha se edhe atij vetë, i vijnë shifrat çdo dy javë, por sërish nuk ishte në gjendje t'i shpjegonte shifrat.
Edhe pse i akuzon shpesh gazetarët se nuk marrin vesh nga shifrat, Edi Rama ka dëshmuar se nuk e ka idenë e shifrave bazike, që ai si kryeministër duhet t'i dijë përmendësh. E njëjta gjë ndodhi në emisionin "Zonë e Lirë", ku Rama u pyet për GDP-në e Shqipërisë dhe kryeministri nuk dinte të jepte përgjigje.
“Nuk jam përgatitur të them tani shifrën, se sa lek janë për rindërtimin. Ajo ndryshon çdo ditë. Ti kërkon qiqra në hell.
BE që ka vënë 100 milionë euro për rindërtimin na ka dhënë zero lek deri tani se ka edhe procedura” – tha Rama që u ndihmua nga stafi që e shoqëronte në studio duke i dhënë një copë letër.
Menjëherë Rama tha se janë shpenzuar “20 miliardë në projekte dhe 7 miliardë janë nga grantet”.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/15/gazetarja-i-nxorri-shifrat-rama-shpalos-arrogancen-moj-zonje-cfare-profesioni-keni-ju/