AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 00:56

Rama si lugat, nuk e zë gjumi pa sulmuar mediat

Rama si lugat, nuk e zë gjumi pa sulmuar mediat

Edi Rama ka vendosur të hapë luftë frontale me mediat, megjithëse një pjesë e mirë e tyre, janë të kapura prej tij. Ai po lufton si Don Kishoti me mullintë e erës, pasi mediat kryesore në vend i ka nën këmbët e tij. Por mesa duket edhe ato pak media vizive, online apo të shkruara, që kritikojnë qeverinë, mbeten një makth i vërtetë për kryeministrin.

Rama ka harruar sulmet ndaj opozitës, dhe çdo darkë sulmon mediat me një status të çuditshëm ku që në titull shkruan: Fakt, jo kazan! Ai pretendon se ka monpolin e së vërtetës, ndërsa mediat sipas tij janë kazan i plehrave.

Ky panik i Ramës, për të ndryshuar kampin e sulmit, mesa duket është e mirëmenduar nga makineria e propogandës në kryeministri. Me opozitën, Rama shpesh bën ironi në parlament, duke u lënë të kuptohet qytetarëve që skeni pse t'i zgjidhni këta pasi nuk janë më të mirë se ne, me mediat është ndryshe. Ai po tenton t'i bëj lavazh trurit të qytetarëve duke i thënë që mos dëgjoni mediat, portalet apo gazetat se janë mashtrime dhe shpifje.

Për këtë, Rama çdo darkë, përpara se të shtrihet për gjumë, poston një status ku i uron "Natën e Mirë" qytetarëve dhe i bashkangjit një foto ku sulmon mediat. Shkruan 2-3 reshta për propogandën e qeverisë dhe sukseset e tij imagjinare, dhe pastaj në fund thotë "BESO dhe KONTROLLO".

Në fakt qytetarët që lexojnë këto statuse, tallen me kryeministrin piktor. Disa e cilësojnë si "shërbetin" e vendit, disa të tjerë i thonë që "patatja është bukë dhe gjellë dhe ky është fakt, jo kazan" ose "zoti kryeministër ti je vetëm një piktor i mirë, fakt jo kazan".

Qytetarët janë më të zgjuar sesa mendon kryeministri. Ata kuptojnë panikun që ka mbërthyer Ramën, nga skandalet që kanë dalë sheshit nga mediat, aq sa e lënë kryeministrin pa gjumë. Për këtë, mediat i urojnë shërim të shpejt kryeministrit, i cili vuan nga Insomnia, një sëmundje e pagjumësisë që të lë si lugat zgjuar./TPZ.AL/

[gallery columns="1" ids="22706,22702,22703,22704,22705"]