TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes ka shkarkuar drejtorin e hipotekës së Fierit Petrit Kanani. Ky shkarkim është bërë live ndryshe nga rastet e tjera kur kryeministri ka larguar drejtues të tjerë të hipotekës.
Sipas Ramës arsyeja është zvarritja për të ti dhënë dokumentin një qytetari, kjo gjë nuk është toleruar por është marrë vendim menjëherë.
“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, deklaroi Rama.
Rama tregoi se ky nuk është vetëm rasti i parë kur zvarritet dhënia e dokumenteve, ka ndodhur në mënyrë të përsëritur, aq më tepër që qytetari nuk kishte marrë një përgjigje, kjo bëri që kryeministri të mos tregohet tolerant.
“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore”.
Vendimi për shkarkimin e drejtorit të hipotekës Fier vjen pas problemeve të shpeshta që ka krijuar kjo drejtori duke zvarritur dhe lënë qytetarët në pritje. Drejtori i hipotekës përveçse është pushuar tashmë duhet të përballet me hetimin e prokurorisë.TPZ.AL