AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 13:02

VIDEO/ Ja si u arrestuan shqiptarët në Spanjë, bosët e kokainës

VIDEO/ Ja si u arrestuan shqiptarët në Spanjë, bosët e

Policia spanjolle ka dhene detaje lidhur me sekuestrimin e  5 mln eurove te sekuestruara gjae dites se sotme, ato i takojne dy shqiptareve te arrestuar me 30 prill ne Spanje, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze, që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

Ne pranga u vune dy persona, njeri prej te cilave perdorte 5 identitete te ndryshme.

“Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin”- eshte njeri nga te arrestuarit, nderkohe qe tjetri eshte Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ne kohen e arrestimit, mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thanë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan. Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.