TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita ka nisur mbledhjen në qytetin e Elbasanit duke bojkotuar pjesëmarrjen në Kuvend. Kryetari i opozitës Lulëzim Basha ka denoncuar kriminalitetin në Elbasan duke akuzuar me emra konkret. Basha nuk ka ngurruar të thotë se Taulant Balla së bashku me Sejdinin drejtojnë krimin në këtë qytet.
Deklarata e plotë:
Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, jo pak analistë e quajtën Elbasanin kryeqytet të krimit.
Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë që vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytete, në këtë vend, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore
Disa orë pas mesazheve tona nga Shkodra ditën e hënë kanë zbarkuar atje forcat policore si i instruktuan qeveritarët e falimentuar të dorëzuar para krimit, por rezultati është zero, e gjithë është shfaqje propagandistike. Kështu ishte në Elbasan, asnjë nga banditët që goditën shefat e policisë nuk është arrestuar, ndjekur penalisht, asnjë nuk është në burg.
Sot kjo peshore është zhvendosur në anën e krimit, është krimi që dikton, ja pse vendi po destabilizohet, Rama i dorëzon territorin krimin dhe po destabilizon vendin. Në më pak se 24 orë dy të rinj, 27 dhe 14 vjeç kanë humbur jetën në një nga qytetet më të vogla në Mamurras.
Elbasani ka dhe një simbolikë tjetër, se këtu është edhe gjeneza e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, Xibraka, fabrika e kokainës e çmontuar vetëm pas ndërhyrjes së partnerëve është çengeli që mban të varur Ramën përmes pjesëmarrjes direkte të Olsi Ramës vëllait të tij në një ndërmarrje të shtrirë nga Kolumbia për përpunimin e kokainës.
Përfshirja e tij u fsheh nga Tahiri dhe mbeten të fshehura për shkak të Fatmir Xhafës dhe shokut të Agron Xhafës, Ard Veliut, ja pse e sabotojnë komisionin hetimor.
Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’u treguar shqiptarëve se pse pa u çliruar nga krimi nuk do të ketë asnjë përparim domethënës dhe kjo ka të bëjë me çdo familje dhe fatin e shqiptarëve.TPZ.AL