TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga qyteti i Elbasanit kryetari i Partisë Demokratrike Lulëzim Basha i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama. Basha deklaroi se së shpejti PD do publikoi fakte tronditëse dhe do të provohet se në Elbasan Edi Rama ka ngritur çengelin e krimit të organizuar.
Basha la të kuptohej se këto fakte kanë të bëjnë me Xibrakën dhe laboratorin e kokainës.
Deklarata e plotë e Bashës:
Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar.
5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD. 5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro. Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro. Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit.
Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja. Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara. 5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit.