AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 11:25

Basha bën paralajmërimin e fortë: Fakte tronditëse do të dalin, në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit

Basha bën paralajmërimin e fortë: Fakte tronditëse do

Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”. Kështu u shpreh kryetari Partisë demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e opozitës së bashkuar në Elbasan. Basha la të kuptohej se këto fakte kanë të bëjnë me Xibrakën dhe laboratorin e kokainës.

5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD. 5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro. Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro. Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit. Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja. Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara. 5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit”, – deklaroi kreu i PD-së.