TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës së sotme plenare pritet të votohet vetëm nga mazhoranca Akti Normativ, që përcakton shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit.
Ndërkohë opozita ka nisur mbledhjen në qytetin e Elbasanit. Shuma e shpërblimit për pensionistët pritet të kapi shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidaritetit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë.
Mazhoranca mund ta votojë këtë Akt Normativ e vetme për shkak se duhen pak vota. Sot janë parashikuar të diskutohen në Kuvend edhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar siç është ai për shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Por kalimin e dy ligjeve të sipërpërmendura mazhoranca nuk mund ta bëj pa votat e opozitës pasi duhen 84 vota.
LIGJET PËR VOTIM NË KUVEND
VOTOHET SOT NË KUVEND
Akt Normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”
LIGJE TË MBARTURA PËR VOTIM QË KËRKOJNË 84 VOTA
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/ 2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. TPZ.AL