AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 12:37

Arrestimi i 4 anëtarëve të bandës në Shkodër, reagon Berisha: I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë

Arrestimi i 4 anëtarëve të bandës në Shkodër,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të policisë ku u arrestuan 4 persona të dyshuar për lidhje me bandat kriminale.

Nëpërmjet profilit të “Facebook” shkruan se Shkodra ka memorie dhe nuk mashtrohet. Po ashtu ai tha se qeveria arrestoi miqtë e saj për t’i liruar më pas.

Statusi i plotë:

“Shkodra ka memorje, nuk mashtrohet!

Për arrestimet që u bënë dje pas takimit të opozitës, Shkodra thotë:

I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë siç i kanë arrestuar dhe liruar dhe kërkuar ndjesë para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve! Sb”, shkruan Berisha.TPZ.AL