AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 10:21

I nguli thikën bashkëfshatarit për motive të dobëta

I nguli thikën bashkëfshatarit për motive të dobëta

Një sherr për motive të dobëta midis dy të rinjve në fshatin Lybeshë të Policanit ka përfunduar me një të plagosur me thikë.

Bëhet me dije se autori i plagosjes është një Ermal Senka 30 vjeç, ndërsa i plagosuri është bashkëfshatari i tij me iniciale L.XH., 27 vjeç. Pas plagëve të marra i riu është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes u arrestua nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.TPZ.AL