TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtunën opozita e bashkuar do të protestojë në bulevardin qendror të kryeqytetit, kundër qeverisjes së vendit nga Edi Rama. Ky i fundit ndërsa ndodhet në Davos dhe pritet që sot të takohet me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, pas një dite mungese përshëndetje me shqiptarët, ka publikuar një video, ku i bënë thirrje njerëzve të shikojnë ndryshimin në shëndetësi mes tij dhe opozitës.
Ai nuk ngurron ta konsiderojë turp protestën e thirrur nga PD dhe LSI për shëndetësinë e munguar, ndërsa shton se ai që e sheh ndryshimin nuk duhet të dëgjojë Bashën dhe Kryemadhin.
Rama ka publikuar pamje nga gjendja e spitalit Onkologjik në QSUT.
Në rreth 2 minuta kryeministri tregon se si ka ndryshuar gjendja e spitalit dhe jep një mesazh të fortë për të gjitha ata që do protestojnë që sipas kryeministrit e shkatërruan shëndetësinë.
“MIRËMËNGJES ?dhe me këto 2 minuta të vetme që u tregojnë të gjithë atyre që duan të shikojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./TPZ.AL