TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta italiane “La Repubblica” ka shkruar se kryeministri Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij , duke kërkuar dhe zgjedhje të parakohshme.
Në intervistën për këtë gazetë, Rama nga ana tjetër është shprehur se protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.
Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?
Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.
Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?
Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim. Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë .
Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra .
Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?
Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.
Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?
Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre.