TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga data 28 shkurt deri me 1 mars në Tiranë dhe Lezhë u organizua Samiti i Dytë i Diasporës nga ministria e linjës e drejtuar nga Pandeli Majko.
Përkundër batutave dhe notave patriotike, ra në sy kostoja e lartë e eventit, rreth 670 milionë lekë të vjetra, një shumë që në dukje ka çaluar në organizimin e pas aktivitetit disa orësh.
Siç duket edhe nga fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shumë pjesëmarrës janë shfaqur jo vetëm të uritur, por aspak komodë për kushtet më minimale të ngrënies.
Në foto, disa pjesëmarrës pas samitit kanë zgjedhur të hanë me pjatë në dorë ku të munden, ndërsa dikush tjetër ka zgjedhur të jetë më praktik, duku u ulur në tokë, me pjatën përpara.
Samiti u kundërshtua nga disa media dhe personalitete, që e quajtën si fasadën e radhës të kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se në pasqyrën financiare konstatohet ndër të tjera se 177 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar vetëm për skenografinë e eventit; 12 milionë lekë të vjetra për regjinë, 210 milionë lekë të vjetra për dekorimin e rrugës nga bulevardi ‘Nënë Tereza’ deri te ‘Zogu i Zi’ dhe 14 milionë lekë të vjetra për kokteilin te Pallati i Brigadave./Politiko.al
