AKTUALITET, 6 Mars 2019, 10:05

“A e mban fjalën Rama?”, Ndoka: Gjinushi më tha se vriste mendjen a ishte burrë kryeministri apo jo

“A e mban fjalën Rama?”, Ndoka: Gjinushi më tha se vriste

Mbrëmjen e djeshme në emionin “Dritare me Rudinën” në News 24, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka tregoi një bisedë që kishte bërë Skënder Gjinushin për Ramën.

Ndoka tregoi se e kishte pyetur Gjinushin për Ramën se ‘a ishte burrë i mirë’ dhe ky i fundit i kishte thënë: ‘Unë kam kaq vite që vras mendjen a është burrë a jo? Ti më pyet në është burrë i mirë.’

“Në vitin 2009-të, Rama angazhohet për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi në atë kohë ai fajësonte sistemin për humbjen e zgjedhjeve. Unë nuk kisha bashkëpunuar ndonjëherë me Ramën dhe nuk e njihja, prandaj i afrohem veçmas Gjinushit dhe e pyes: A është burri i mirë ky Rama apo jo, a e mban fjalën. Përgjigja e Gjinushit ishte: ‘Unë kam kaq vite që vras mendjen a është burrë a jo? Ti më pyet në është burrë i mirë.’, u shpreh Ndoka mbrëmjen e djeshme.