TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka publikuar një foto të shkrepur 7 muaj më parë me Baba Dedë Edmond Brahimajn.
Krahas fotos, kandidati për deputet në qarkun e Durrësit ka shkuar se Baba Mondi i kishte thënë se së shpejti do të ishte pjesë e vendimarrjes.
“7 muaj më parë Baba Dede Edmond Brahimaj në selinë e kryegjyshatës botërore bektashiane me tha të ruajtë zoti. Së shpejti kujtim do të jesh në vendimarje kryesore për qeresimin e politikanëve gjakues… Faleminderit hirësi shkëlqesi Edmond Brahimaj,”-shkruan Gjuzi.
Postimi i plotë:
Mesa duket 7 muaj më vonë profecia e Baba Mondit do të plotësohet pasi Gjuzi ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij si deputet ndryshe nga sa ka vendosur opozita e bashkuar, ku partia e tij edhe bën pjesë.
Gjuzi është shprehur edhe publikisht se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët të cilët e mbështesin në nismën e tij, madje ai e ka vetëshpallur veten edhe kryetar të opozitës së re.