TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Përgjithshme shpall vakancën për një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pas shkarkimit të anëtares Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Në thirrjen që mban datën 5 mars 2019 dhe firmën e kryeprokurores Arta Marku, thuhet: "Me qëllim plotësimin e vendit të mbetur vakant, deri në mbarimin e mandatit të anëtarit të larguar, ftojmë prokurorët e interesuar nga prokuroritë e shkallës së parë që plotësojnë kriteret të sjellin kërkesën për shprehjen e interesit si dhe dokumentet e kërkuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme".
Me 28 shkurt, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, e cila ishte njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Trupi gjykues i KPA-së, lexoi vendimin sipas të cilit shkarkimi i prokurores Sevdari bëhej për mosjustifikim të mjaftueshëm të burimeve financiare të pasurisë që zotëron bashkëshorti i anëtares së KLP-së.
Prokurorja e kishte kaluar vettingun duke u vlerësuar pozitivisht në të trija kriteret gjatë procesit të zhvilluar ndaj saj në KPK.