AKTUALITET, 6 Mars 2019, 11:53

Liga e Kampionëve/ Gjithçka që duhet të dini për ndeshjet që zhvillohen sonte

Liga e Kampionëve/ Gjithçka që duhet të dini për

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e kthimit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ndeshjet që zhvillohet në orën 21:00 do t’i përcaktojnë dy çerekfinalistët e radhës të këtij sezoni.

Paris Saint-Germain – Manchester United

Paris Saint-Germaini do të tentojë ta mbrojë epërsinë që e fitoi në ndeshjen e parë, ku mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:0, në shtëpi.

Këtë radhë, ata kanë epërsinë që luajnë para tifozëve të tyre dhe “Djajve të kuq” u mungojnë plot dhjetë lojtarë.

PSG-ja nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që nga 2016-a dhe ata frikësohen se Manchester Unitedi do t’ua përsërisë makthin që ia shkaktoi Barcelona para dy vjetëve.

Me Kylian Mbappe në super formë, klubi francez beson se do t’i japë fund shpresës së Manchester Unitedit për të arritur më shumë në këtë garë prestigjioze evropiane.

PSG: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di María; Mbappé.

Jashtë: Neymar (i lënduar), Nsoki (i lënduar)

Në dyshim: Cavani (i lënduar).

Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernat, Draxler, Kehrer, Neymar, Verratti.

Manchester United: De Gea; Young, Lindelöf, Smalling, Shaw; Fred, McTominay, Pereira, Dalot; Lukaku, Rashford.

Jashtë: Herrera (i lënduar), Jones (i sëmurë), Lingard (i lënduar), Martial (i lënduar), Mata (i lënduar), Matić (i lënduar), Pogba (i suspenduar), Sánchez (i lënduar), Valencia (i lënduar).

Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Herrera, Matić, Valencia, Young.

Porto – Roma

Që të dy këto skuadra janë duke kërkuar të rikthehen nga disfata e pësuara në kuadër të garave vendore – Porto u mposht 2-1 në shtëpi nga Benfica të shtunën, ndërsa Lazio fitoi kundër Romës me rezultat 3:0.

Roma fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:1, mirëpo Porto do të tentojë ta përmbysë rezultatin dhe ta zë një vend në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Porto: Casillas; Militão, Pepe, Felipe, Alex Telles; Danilo, Herrera, Óliver; Corona, Brahimi, Marega.

Jashtë: asnjë.

Në dyshim: asnjë.

Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Héctor Herrera, Militão, Otávio, Pepe.

Roma: Olsen; Florenzi, Manolas, Marcano, Kolarov; Cristante, De Rossi, Pellegrini; Zaniolo, Džeko, El Shaarawy.

Jashtë: Cengiz Ünder (i lënduar), Pastore (i lënduar).

Në dyshim: Manolas (i sëmurë), Zaniolo (i lënduar).

Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: asnjë.