AKTUALITET, 6 Mars 2019, 11:12

Petrit Fusha prokuror deri më 31 mars, ja vendimet e tjera të KLP-së

Petrit Fusha prokuror deri më 31 mars, ja vendimet e tjera të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot strukturën organizative.

Në këtë mbledhje, KLP miratoi gjithashtu miratimin e përfundimit të mandatit për prokuroren e shkarkuar Antoneta Sevdari dhe Përparim Hasën. Gjithashtu KLP vendosi miratimin e mbarimit të mandatit për prokurorin e dorëhequr Petrit Fusha.

Prokurori Petrit Fusha depozitoi dorëheqjen pranë KLP në datën 28 shkurt.

KLP vendosi me shumicë votash se mbarimi i mandatit të prokurorit Petrit Fusha do të jetë data 31 mars 2019 sipas nenit 65, ligjit 95/ 2016 për statusin e magjistratëve.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i strukturës organizative të KLP

2. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorë: Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj.

3. Miratimi i përfundimit të mandatit për Antoneta Sevdarin dhe Përparim Hasën.

4. Miratimi për deklarim të mbarimit të mandatit të prokurorit Petrit Fusha.