TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një karriere të gjatë jep dorëheqjen prokurori Petrit Fusha duke dalë në këtë mënyrë nga radhët e sistemit.
Burimet thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Arsyet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura. Ndërkohë pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha.
Prokurori po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në prokurorinë e përgjithshme. Për të, KPK nuk kishte caktuar datën e seancës dëgjimore publike./ BW