AKTUALITET, 4 October 2026, 14:53

Rama "në qiellin e shtatë" pas hapjes së platformës online “Flamingo Mirror”: Gjatë orëve të para, 127 mijë kërkime dhe 122 sulme kibernetike

Rama "në qiellin e shtatë" pas hapjes së

Mbi 127 mijë kërkime në platformë dhe 3,397 kërkime për faqe janë regjistruar gjatë 24 orëve të para nga lançimi i “Pasqyrës së Flamingos/Flamingo Mirror”.

Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili tha gjithashtu se platforma ka marrë 49 pyetje të reja dhe ka përballuar 122 sulme kibernetike.

“FLAMINGO MIRROR – NJË EPOKË E RE TRANSPARENCE?

Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar:

?️ 3,397 kërkime për faqe

? mbi 127 mijë kërkime totale në platformë

? 49 pyetje të reja

dhe gjithashtu

? 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale?️”, shkruan kryeministri Edi Rama.