TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në një kopsht fëmijësh në Korçë është përshkallëzuar, pasi pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në spital me simptoma gastrointestinale, burime bëjnë me dije se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, por nuk janë dërguar për trajtim në spital.
Sipas prindërve, shqetësimet shëndetësore janë shfaqur pas konsumimit të drekës në kopsht. Disa prej tyre kanë raportuar se fëmijët kanë shfaqur simptoma të ngjashme, duke ngritur shqetësime lidhur me ushqimin e konsumuar.
Prindërit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e menjëhershëm të situatës, si dhe marrjen e masave për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të fëmijëve.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar në kopsht apo me ndonjë shkak tjetër.
Deri në përfundimin e analizave dhe verifikimeve përkatëse, nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i simptomave.