AKTUALITET, 3 October 2026, 20:58

Konflikt në Korçë, 54-vjeçari gjendet i lënduar në kokë

Konflikt në Korçë, 54-vjeçari gjendet i lënduar

Një konflikt mes dy personave është regjistruar në Korçë, ku njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Në vendngjarje është gjetur një 54-vjeçar, i cili dyshohet se ndodhej në gjendje të dehur. Ai është konstatuar me dëmtime në kokë dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, si dhe për përcaktimin e personit përgjegjës për ngjarjen.